E rëndë/ 21-vjeçari gjendet i pajetë në poligon, detajet e para
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Shijak, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në një poligon, ku i riu me inicialet S. K., banues në Shijak, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Burimi:
ntv.al