No Image Available

URGJENCA NËN NDRYSHIM! RISHIKOHET LIGJI, RRITEN PAGAT E MJEKËVE NË 2027

Shërbimi i urgjencës mjekësore pritet të hyjë në një fazë riorganizimi, me ndryshime që prekin mënyrën e funksionimit, koordinimin e ekipeve në terren dhe pagesat e mjekëve roje. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se ka nisur procesi i rishikimit të ligjit për urgjencën mjekësore. Paralelisht, po punohet për digjitalizimin e shërbimit dhe unifikimin e protokolleve, me synimin për të përshpejtuar reagimin dhe përmirësuar koordinimin në rastet emergjente. Gjatë një vizite në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Spahiu njoftoi gjithashtu se në buxhetin e vitit 2027 është parashikuar rritja e pagesave për mjekët roje. Ajo vlerësoi kontributin e personelit që përballet çdo ditë me situata emergjente, duke theksuar se shërbimi kërkon përmirësim të vazhdueshëm. Ministrja pranoi se investimet në autoambulanca nuk janë ende...