Raporti: Sulmet sabotuese ruse në Evropë janë rritur me 16%

Raporti: Sulmet sabotuese ruse në Evropë janë rritur me 16%

Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, IISS për mes një raporti ka njoftuar se incidentet e sabotimit rus në Evropë u rritën me 16% gjatë vitit deri në shtator 2026, me operativë gjithnjë e më të aftë që përdorin metoda më komplekse shpërthyese. Aleatët kryesorë të Ukrainës e kanë akuzuar Moskën për kryerjen e një fushate në të gjithë Evropën me sulme me dronë dhe kibernetikë për të ndërprerë mbështetjen e tyre për Kievin, përfshirë një tentativë sulmi me dronë në aeroportin e Leipzigut në gusht. Moska i ka hedhur poshtë akuzat nga qeveritë dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore. IISS tha se, ndërsa rekrutët e pakualifikuar vazhdonin të kryenin shumicën e operacioneve, një shtresë gjysmë e kualifikuar tani përdorte metoda më komplekse, duke përfshirë pajisje shpërthyese...