Shijak/ 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon

Shijak/ 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon

Serxho Kapxhiu, 21 vjeç, nga Shijaku, ka humbur jetën mesditën e sotme në një poligon, ku dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:50. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i Policisë: Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 13:50, në një poligon, ka humbur jetën shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.