Tragjike në Shijak! I riu gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…
Një 21-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Shijak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në një poligon, ku i riu me inicialet S. K., banues në Shijak, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al