Nga Skela te Plazhi i Vjetër, reshjet përmbytin rrugët e Vlorës

Nga Skela te Plazhi i Vjetër, reshjet përmbytin rrugët e Vlorës

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Vlorës, ku rrugët dhe trotuaret janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në rrugën “Albano Romina”, në lagjen “Lef Sallata”, ku grumbullimi i ujit e ka bërë të vështirë kalimin. Kjo zonë përballet vazhdimisht me të njëjtin problem sa herë që qyteti përfshihet nga reshje të dendura. Probleme janë raportuar edhe në Plazhin e Vjetër dhe në zonën e Skelës, pranë rrugës “Kosova”. Ndërkohë, në gjendje kritike paraqiten edhe aksi i rrugës “Hasan Kushta” dhe rruga pranë bibliotekës. Përveç vështirësive në qarkullim, situata krijon shqetësim edhe për bizneset që ndodhen në këto zona, të cilat rrezikojnë të preken nga depërtimi i ujit. Përmbytjet sa...