Festat e Nëntorit në Vlorë, kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse rrugore

Festat e Nëntorit në Vlorë, kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse rrugore

Kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve do të vendosen në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, në kuadër të aktiviteteve festive për 28 dhe 29 Nëntorin. Policia e Vlorës njofton se masat do të hyjnë në fuqi prej orës 22:00 të ditës së sotme dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në përfundim të aktiviteteve. Konkretisht, ndalimi i parkimit do të zbatohet në këto akse: Rrethrrotullimi – sheshi “Omonia” – Shkolla e Muzikës – kryqëzimi i Menës – rruga për te “Hollidej”, ku nuk do të lejohet parkimi në të dyja anët e rrugës; Kryqëzimi nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles, ku ndalohet parkimi në krahun e djathtë të rrugës; Aksi rrugor nga zona e L-së...