Prokuroria belge kërkon 10 vite burg për Alush Takën/ Kush është shqiptari që drejtonte “DHL-në e drogës”

Prokuroria belge kërkon 10 vite burg për Alush Takën/ Kush është shqiptari që drejtonte “DHL-në e drogës”

Prokuroria belge ka kërkuar 10 vite burg për Alush Takën, i njohur edhe si Alush Kallulli, të cilin e akuzon si drejtues të një organizate kriminale që merrej me përpunimin, paketimin dhe transportimin e kokainës në disa vende të Evropës. Emri i tij është përmendur më herët edhe në Francë, ku, sipas raportimeve të mediave belge, është dënuar në vitin 2014 për trafik droge, ndërsa në janar të vitit 2025 u shpall në kërkim nga Policia e Vlorës pas zbulimit të një pistolete me silenciator në banesën e tij. Zhvillimi më i fundit në dosjen belge u regjistrua më 26 nëntor 2026, gjatë seancës gjyqësore në Anversë. Prokuroria kërkoi 10 vite burg për Alush Takën dhe të njëjtin dënim për një tjetër të pandehur, Ermal...