Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të publikojë së shpejti një dokumentar, në lidhje me rrugëtimin dhe përballjen e tij me drejtësinë, si dhe me akuzat që e detyruan të largohej nga politika në vitet e arta të karrierës së tij. Në një dokumentar të realizuar së bashku me ZËRI-n, Tahiri synon që të tregojë të vërtetën e tij në lidhje me rrethanat dhe ngjarjet që çuan në dënimin e tij, ndërsa sot ka publikuar një pjesë të shkurtër të përgjimeve. “Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…Ëork in progress….?”, shkruan Tahiri. Përgjimi: Maridian Sulaj: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri, 03 është Audi që...
Burimi:
javanews.al