Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e ndërmarra nga Prokuroria e Shkodrës, për Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymerin, të cilët janë nën hetim për dyshime lidhur me pesë vrasje me pagesë. Mes ngjarjeve për të cilat dyshohet se kanë qenë të përfshirë është edhe një vrasje në Shkodër, ndërsa në Lezhë dyshohet se po përgatitnin ekzekutimin e Erjon Tucit. Për atentatin e Lezhës, ata u vunë në pranga, gjatë muajit Tetor, ndërkohë që Piroli përfitoi përkohësisht dhe zbutjen e masës në arrest shtëpie. Sipas dyshimeve hetimore, vrasja e Tucit ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një shqiptari në një burg në Greqi. Për ngjarjet kriminale, autoritetet kanë siguruar edhe një dëshmi, e cila pritet të ndihmojë në dokumentimin...
Burimi:
javanews.al