Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka dhënë një mesazh optimist për integrimin europian të Shqipërisë, duke deklaruar se vendi mund të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Kos u shpreh se nëse Shqipëria vijon me rezultatet në reforma dhe merr mbështetjen e shteteve anëtare, negociatat mund të jenë shumë pranë përfundimit në këtë periudhë të vitit të ardhshëm. Kos e cilësoi këtë vit si më të suksesshmin për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian në 25 vitet e fundit, duke vlerësuar edhe kontributin e Shqipërisë në këtë proces. “Siç mund ta vini re, zgjerimi po ndodh. Ky vit do të jetë viti më i suksesshëm i zgjerimit në...