Italia miraton ligjin e ri në shkolla, ndalon burkat dhe vendos kufi për nxënësit e huaj

Italia miraton ligjin e ri në shkolla, ndalon burkat dhe vendos kufi për nxënësit e huaj

Italia ka miratuar një reformë të re në arsim, e cila parashikon ndalimin e mbulimit të fytyrës në shkolla dhe vendosjen e një kufiri prej 30% për nxënësit me origjinë të huaj në klasat e vitit të parë. Vendimi ka shkaktuar debate të forta politike, ndërsa opozita e ka cilësuar diskriminues. Ligji u miratua përfundimisht të enjten në Dhomën e Deputetëve, me 142 vota pro, 112 kundër dhe katër abstenime. Ai ishte miratuar më herët edhe në Senat, më 20 nëntor. Sipas reformës, kufiri prej 30% për nxënësit e huaj nuk do të zbatohet për ata që zotërojnë njohuri të mjaftueshme të gjuhës italiane. Ndërkohë, ndalimi i mbulimit të fytyrës prek drejtpërdrejt nxënëset myslimane që mbajnë burka ose nikab gjatë orëve të mësimit. Një tjetër...