“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim?”/ Saimir Tahiri nxjerr përgjimet e 2014: Kryeministri…

“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim?”/ Saimir Tahiri nxjerr përgjimet e 2014: Kryeministri…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh ironik, duke risjellë në vëmendje përgjimet dhe akuzat që e shoqëruan gjatë përballjes me drejtësinë. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka zgjedhur të tallet me pretendimet e ngritura ndaj tij ndër vite, duke iu referuar bisedave të përgjuara ku përmendej edhe emri i tij. “Sa mirë mund ta njohësh partnerin… në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet… Work in progress…”, shkruan Tahiri. Ironia e ish-ministrit vjen në një moment kur ai ka paralajmëruar edhe rikthimin në publik përmes një dokumentari, ku pritet të tregojë versionin e tij për akuzat, karrierën politike dhe përballjen disa vjeçare me drejtësinë. Ndërkohë,...