Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time
Ish-presidenti, Ilir Meta, ka reaguar një ditë pas dënimit të ish-vjehrrës së tij, Fatime Kryemadhi, për pastrim parash. Meta e quan të pavlefshëm nga ana procedurale këtë vendim. “Vendimi i djeshëm i GJKKO për tre personat e pretenduar, që kanë bashkëpunuar me mua ka ZERO vlerë procedurale, sepse gjatë hetimit dhe seancave të gjykimit, deri në ditën e ndarjes së çështjes nga GJKKO e Shkallës së Parë, nuk është pranuar as fakti penal dhe as bashkëpunimi nga asnjë i pandehur. Edhe nga tërësia, vlerësimi i provave të tjera, nuk provohet fakti penal objekt hetimi dhe gjykimi”, tha Meta përmes një postimi në Facebook. “Po kështu, unë nuk jam thirrur nga trupa gjykuese që mori vendimin e djeshëm, por as jam thirrur edhe nga tre të...
Burimi:
javanews.al