Presidenti Begaj në samitin e Ohrit: Kosova të marrë statusin e vendit kandidat në BE
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar përshpejtimin e integrimit europian të Kosovës dhe ka paralajmëruar për rrezikun që paraqesin për Ballkanin Perëndimor nacionalizmi ekstrem, revizionizmi historik dhe glorifikimi i personave të dënuar për krime lufte. Në samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, që u zhvillua këtë të premte në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Begaj e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian si pjesë të përgjigjes ndaj sfidave të reja gjeopolitike dhe të sigurisë. “Ballkani Perëndimor nuk mund të shihet i shkëputur nga siguria e përgjithshme evropiane. Një Evropë më e sigurt kërkon një rajon të ankoruar fort në institucionet dhe vlerat evropiane. Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të forcojë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe aftësinë e Evropës për të vepruar”, u shpreh Begaj. Kreu...
Burimi:
kohajone.com