EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros

EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 e nisi me fitore aventurën e saj në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, duke mposhtur me përmbysje Qipron me rezultatin 2-1. Në një ndeshje mjaft të luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, në fund ishte ekipi kuqezi që festoi fitoren e parë në Grupin B1. Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion: Reshiti, Sherifi, Rushaj, Kadiolli, Bajramaj, Demiraj, Bekteshi, Malaj, Reçi, Osmani, Nuha. Ndërkohë, në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Hysa, Kaçorri dhe Alushaj. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me Shqipërinë disi më kërkuese. Skuadrës kuqezi i mungoi fati në minutën e 27-të, kur Osmani goditi traversën. Pak momente më vonë, Qipro kaloi në avantazh në rastin e parë të krijuar,...