Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë
Vizita katërditore e Jakup Krasniqit në Prishtinë, për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij në gjendje të rënduar shëndetësore, u shoqërua me një sërë kufizimesh të vendosura nga Gjykata Speciale në Hagë. Në dokumentin e publikuar nga Dhoma e Specializuar bëhen të ditura 16 kushtet e sigurisë të propozuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila kishte kundërshtuar kërkesën e Krasniqit për të qëndruar gjatë gjithë vizitës në shtëpinë e tij me familjen. Sipas kushteve, Krasniqi duhej të qëndronte gjatë gjithë kohës nën shoqërimin e zyrtarëve përcjellës dhe në paraburgim kur nuk ishte duke zhvilluar vizitën. Ai nuk lejohej të qëndronte vetëm me asnjë person dhe duhej të ishte vazhdimisht brenda fushëpamjes dhe dëgjueshmërisë së tyre. Gjithashtu, atij nuk i lejohej të takohej me...
Burimi:
javanews.al