Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

Gjithnjë e më shumë anëtarë të kabinetit të presidentit amerikan Donald Trump po zgjedhin të jetojnë në rezidenca ushtarake të siguruara, të izoluara nga pjesa tjetër e Uashingtonit. Banesat, disa prej të cilave janë më shumë se 100-vjeçare, janë ndërtuar fillimisht për gjeneralë dhe drejtues të lartë ushtarakë, por sot po strehojnë një numër të pazakontë zyrtarësh civilë të administratës amerikane. Rreth gjashtë anëtarë të kabinetit të Trump jetojnë aktualisht në këto ambiente, një shifër e lartë krahasuar me administratat e mëparshme, kur ishte e rrallë që zyrtarët e lartë civilë të zgjidhnin banesa brenda bazave ushtarake. Arsyeja kryesore lidhet me shqetësimet për sigurinë, për shkak të rritjes së dhunës politike brenda SHBA-së dhe kërcënimeve nga shtete të huaja. Sipas raportimeve të CNN, Irani po...