“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

Në Tiranë nisi fushata rajonale për sigurinë rrugore “Një moment për jetën”, në bashkëpunim me Komunitetin e Transportit. Në aktivitet merr pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Nisma synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit, parandalimin e aksidenteve dhe reduktimin e numrit të viktimave në rrugë. “Vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i helmetës për drejtuesit dhe pasagjerët e motoçikletave si dhe përdorimi i saktë i sistemeve mbajtëse për fëmijët në automjete janë veprime të thjeshta, por që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Këto nuk janë thjesht detyrime ligjore, janë masat që mbrojnë jetën tonë dhe të njerëzve që udhëtojnë me ne. Asnjë udhëtim nuk është aq i shkurtër sa të justifikojmë mosvendosjen e rripit të sigurimit. Asnjë telefonatë...