Bardhi e Balliu kthehen në Kuvend, PD: Përgjegjësi ligjore për firmëtarët e përjashtimit
Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu mund të rikthehen në punimet e Kuvendit, pasi Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin me 60 ditë të dy deputetëve demokratë. Në arsyetimin e saj, trupa vlerëson se masa disiplinore nuk përputhet me dispozitat e Rregullores së Kuvendit. Përjashtimi me dy muaj parashikohet në rastet kur parlamentarët ndezin lëndë piroteknike ose janë përsëritës të akteve të dhunës në sallë, rrethana që nuk janë konstatuar nga gjykata. Pas vendimit reagoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e cilësoi pengimin e deputetëve të opozitës për të ushtruar mandatin e tyre si cenim të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. “Askush nuk duhet të mendojë se do të mund të fshihet përgjithmonë pas urdhrit...
Burimi:
javanews.al