Zelensky krahason Putinin me Hitlerin: nuk mund të jetë mik
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka krahasuar Vladimir Putinin me Adolf Hitlerin, duke kundërshtuar trajtimin e tij si mik nga presidenti amerikan, Donald Trump. Deklarata e Zelenskyt u dha në një intervistë për BBC-në, ku ai u pyet për qëndrimin e Trumpit ndaj homologut rus. Sipas presidentit ukrainas, afrimiteti i Trumpit me Putinin nuk mund të justifikohet. "Është njësoj sikur dikush të thoshte gjatë Luftës së Dytë Botërore se Hitleri është mik i mirë", u përgjigj ai. Zelensky theksoi se Putini nuk mund të konsiderohet mik, pasi e cilësoi atë agresor dhe vrasës për shkak të luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës. "Ai është agresor dhe vrasës. Nuk mund të jetë mik. Thjesht nuk mundet", deklaroi Zelensky. Krahasimi i tij pasqyron kundërshtimin ndaj...
Burimi:
kohajone.com