Tabaku: Buxheti 2027 është i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

Tabaku: Buxheti 2027 është i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

Mazhoranca socialiste miratoi të enjten me 80 vota Buxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2027, të cilat parashikojnë një sërë ndryshimesh në taksat kombëtare. Opozita votoi kundër dhe një seri amendamentesh të dorëzuara prej saj u rrëzuan. Megjithatë, një amendament i minutës së fundit i dorëzuar nga një deputete e PS-së për lehtësimin e barrës fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje u miratua. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane e cilëson buxhetin e miratuar në dëm të shtresës së mesme, të biznesit të vogël, profesionistëve të lirë, bizneseve të ndershme, atyre bizneseve që punojnë nga mëngjesi deri në darkë, por edhe të qytetarëve shqiptarë. Në një reagim në facebook ajo ndalet në tre elementë kryesorë “E para,...