Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD-së/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD-së/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të paligjshëm përjashtimin e tij dhe të deputetit Klevis Balliu nga punimet e Kuvendit. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se pengimi i përfaqësuesve të zgjedhur për të ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre kushtetuese është një shkelje që nuk mund të justifikohet. Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po synon të krijojë një Kuvend pa opozitë dhe një pushtet pa zë kritik, duke e krahasuar mënyrën e qeverisjes me mentalitetin e partisë-shtet. “Projekti politik i Edi Ramës duket se është një Kuvend pa opozitë, një pushtet pa zë kritik dhe një Shqipëri e nënshtruar ndaj vullnetit të një njeriu të vetëm. Por demokracia...