Fytyra “sociale” e qeverisë/ Uji i shishes me 6% TVSH, uji i rubinetit rritet në 21%

Fytyra “sociale” e qeverisë/ Uji i shishes me 6% TVSH, uji i rubinetit rritet në 21%

Nga Klodian Tomorri Në Shqipëri, rruga drejt drejtësisë fiskale shpesh kalon përmes kthesave të papritura legjislative. Teksa parlamenti miraton Paketën Fiskale 2027, qeveria dhe ligjvënësit kanë gjetur një mënyrë kreative për të zbatuar atë që e quajnë “rishpërndarje sociale”: uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6% për ujin e ambalazhuar dhe rritjen në 21% për ujin që rrjedh nga rubinetet e shtëpive. Në letër, reforma synon të lehtësojë koston e jetesës për familjet me të ardhura të ulëta, të cilat shpenzojnë gati 40% të buxhetit të tyre për ushqim. Gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të ekonomisë, deputetët argumentuan me të drejtë se uji është një produkt jetik, duke cituar si legjislacionin vendas ashtu edhe direktivat e Bashkimit Evropian që lejojnë taksimin...