No Image Available

IZRAELI PA MBROJTJEN E SHBA-së?! Irani mund ta godasë aty ku i dhemb më shumë

Çfarë ndodh nëse Irani lëshon raketat dhe Izraeli nuk ka më mbështetjen e aleatëve? Ky është skenari alarmues që u diskutua gjatë emisionit, ku i ftuari hodhi dyshime mbi aftësinë e Izraelit për të përballuar i vetëm një përballje të drejtpërdrejtë me Teheranin. Sipas tij, Izraeli nuk ka fuqinë e nevojshme për të ndërmarrë një sulm të njëanshëm pa ndihmën e SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore. Ai përshkroi një sistem mbrojtjeje me disa shtresa, ku radarët amerikanë zbulojnë raketat iraniane, ndërsa aleatët përpiqen t’i interceptojnë ato përpara se të arrijnë territorin izraelit. Por çfarë ndodh nëse kjo mburojë fillon të shembet? I ftuari pretendoi se disa kapacitete paralajmëruese janë dëmtuar dhe se rezervat e municioneve janë konsumuar, duke vënë në pikëpyetje sa gjatë mund...