181 ditë revoltë/ Qytetarët në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës – Policia, kordon te Kryeministria
Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë largimin e tij. Sot bëhen 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata janë shprehur se nuk tërhiqen dhe se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet një kërkesë e panegociueshme. Ndërkohë policia është vendosur kordon te Kryeministria. Ndërkohë më 28 nëntor është thirrur protestë mbarëkombëtare, ndërsa revoltës pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.
Burimi:
syri.net