VIDEO/ Nesho: Vizita e ambasadorit amerikan në SPAK, paralajmërim për sistemin e kalbur të qeverisjes së Ramës
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV, me moderator Bled Marku, ka komentuar vizitën e përsëritur të ambasadorit amerikan në Shqipëri në ambientet e SPAK, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë për drejtësinë shqiptare dhe një paralajmërim për sistemin e qeverisjes së Edi Ramës. Sipas Neshos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar shumë në ngritjen e një drejtësie të pavarur në Shqipëri dhe vizita e ambasadorit, e treta brenda një periudhe të shkurtër që nga mbërritja e tij në vend, tregon shqetësimin amerikan për funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe besueshmërinë e tyre publike. Diplomati theksoi se SPAK duhet të zbatojë ligjin pa dallim dhe pa u ndikuar nga presionet politike, pasi rastet e pandëshkueshmërisë dhe...
Burimi:
syri.net