‘Buxhet për oligarkët dhe klientët e qeverisë’, Gjekmarkaj: Sa kohë është Rama në pushtet, këta vetëm do vjedhin
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj shprehet se buxheti i vitit të ardhshëm, i cili u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, u shërben vetëm oligarkëvë dhe klientëve të qeverisë. Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Gjekmarkaj tha se buxheti nuk jep asnjë zgjidhje për qytetarët, pensionistët apo biznesin e vogël, të cilit i rriti TVSH. Sipas Gjekmarkajt, socialistët futën vjedhurazi në rend dite në Parlament një amendament për të vjedhur paratë e shqiptarëve, dhe kjo u bë pa u diskutuar më parë, ndërsa propozimet e opozitës i rrëzuan me forcën e kartonëve. Ligjvënësi demokrat shtoi gjithashtu se sa kohë është Rama në pushtet, socialistët kanë si qëllim vetëm si të vjedhin më shumë. Është një buxhet që godet qytetarët,...
Burimi:
syri.net