Veliaj ankimon në Kushtetuese vendimet e gjykatave për dosjen e SPAK

Veliaj ankimon në Kushtetuese vendimet e gjykatave për dosjen e SPAK

Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimet e Gjykatës së Posaçme dhe të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen penale ndaj tij. Kryebashkiaku kërkon konstatimin e shkeljeve procedurale të pretenduara gjatë hetimeve të SPAK. Në kërkesën e tij, Veliaj kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore dhe papërdorshmërinë e provave të mbledhura nga SPAK. Ai pretendon se procedimi është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të falsifikuar, se janë tejkaluar afatet hetimore dhe se janë kryer veprime procedurale pa autorizimet e nevojshme ligjore. Veliaj ngre gjithashtu pretendime për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, përdorimin e korrespondencës si provë, konflikt interesi të prokurorit dhe cenimin e së drejtës për mbrojtje efektive. Sipas tij, gjatë procesit nuk i është garantuar koha e mjaftueshme për t'u njohur...