Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle të imtësishme në kufij
Rreth 2 mijë efektivë policie do të angazhohen nesër në Tiranë për mbarëvajtjen e protestës së studentëve, e cila nis në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit dhe pritet të zhvendoset drejt Kryeministrisë. Lidhur me protestën e nesërme, drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit dhe vartësit e tij, ku ka dhënë dhe porositë tij për mbarëvjatjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës duke hartuar një plan masash. Ndër të tjera Hita ka kërkuar që efektivët e policisë të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të zbatojnë vetëm ligjin. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për ditarin e Padites me Pandi Gjatën në A2 CNN se policia ka marrë masa për çdo skenar të mundshëm,...
Burimi:
javanews.al