Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle edhe në kufij

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle edhe në kufij

Rreth 2 mijë efektivë policie do të angazhohen nesër në Tiranë për mbarëvajtjen e protestës së studentëve, e cila nis në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit dhe pritet të zhvendoset drejt Kryeministrisë. Lidhur me protestën e nesërme, drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit dhe vartësit e tij, ku ka dhënë dhe porositë tij për mbarëvjatjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës duke hartuar një plan masash. Ndër të tjera Hita ka kërkuar që efektivët e policisë të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të zbatojnë vetëm ligjin. A2 raporton se policia ka marrë masa për çdo skenar të mundshëm, ndërsa kontrolle të imtësishme do të kryhen edhe në pikat kufitare, për...