EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, fqinjët e panë autorin kur doli nga banesa dhe…

EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, fqinjët e panë autorin kur doli nga banesa dhe…

Një 23-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë nga partneri i saj në Ponte a Buggiano, në provincën e Pistoias, në rajonin italian të Toskanës. Viktima është Lonela Miruna Girneata, ndërsa autori i dyshuar, 25-vjeçari Andrea Nardini, i dha fund jetës në të njëjtin vend ku, më pak se tre muaj më parë, një tjetër grua u vra nga ish-partneri i saj. Siç raportojnë mediat italiane fqinjët e kishin parë 25-vjeçarin mëngjesin e së enjtes, pak para orës 08:00, duke dalë nga banesa dhe duke u larguar me makinë. Gjithçka dukej si fillimi i një dite të zakonshme pune për të riun, i cili ishte i punësuar në një fabrikë letre.