Gara për Tiranën/ PD drejt përzgjedhjes së kandidatit, 5 emra në tryezën e Berishës

Gara për Tiranën/ PD drejt përzgjedhjes së kandidatit, 5 emra në tryezën e Berishës

Partia Demokratike po intensifikon përgatitjet për betejën elektorale në kryeqytet, ndërsa strukturat e saj kanë nisur të konkretizojnë propozimet për kandidatin që do të synojë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Me afrimin e 30 nëntorit, afatit të përcaktuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha, disa emra të njohur të demokratëve kanë dalë në pah si kandidatë të mundshëm. Mes emrave të propozuar nga degët e kryeqytetit është Jorida Tabaku, pavarësisht se deputetja demokrate ka deklaruar më herët se nuk ka ambicie për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Një tjetër emër që gëzon mbështetje brenda strukturave është ai i mjekut Ilir Alimehmeti, i cili ka edhe mbështetjen e Sali Berishës për të përfaqësuar demokratët në garën vendore. Në listën e propozimeve figuron gjithashtu Belind Këlliçi,...