Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë/ 2 mijë policë në terren, kontrolle të imtësishme edhe në dogana
Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për protestën që pritet të zhvillohet nesër në Tiranë. Rreth 2 mijë efektivë do angazhohen në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas studentët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Në prag të tubimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e strukturave policore, ku janë përcaktuar detyrat dhe masat që do të zbatohen gjatë protestës. Hita u ka kërkuar efektivëve të ruajnë qetësinë, të shmangin reagimet ndaj provokimeve të mundshme dhe të veprojnë në përputhje me ligjin. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe pikave kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e...
Burimi:
kohajone.com