Paga minimale në Kosovë, Rrahmani propozon 1,000 euro deri në 2029

Paga minimale në Kosovë, Rrahmani propozon 1,000 euro deri në 2029

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një amendament që parashikon rritjen graduale të pagës minimale në Kosovë, deri në 1,000 euro në muaj nga janari i vitit 2029. Sipas propozimit, rritja do të bëhet në tri faza. Nga janari i vitit 2027 paga minimale do të shkonte në 650 euro, nga janari i vitit 2028 në 825 euro, ndërsa nga janari i vitit 2029 në 1,000 euro. Rrahmani: niveli aktual nuk përcjell kostot e jetesës Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka vlerësuar se rritja e pagës minimale është e domosdoshme, pasi niveli aktual nuk po arrin ta përcjellë rritjen e kostos së jetesës në Kosovë. Deputeti ka rikujtuar se edhe në vitin 2022 kishte propozuar që...