Nga Marta Kos te Kurti, Rama ndan fotoalbumin nga Samiti i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ka postuar fotoalbumin nga Samiti i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i zhvilluar në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit dhe komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama bëri të ditur se Shqipëria do të përfitojë 15% më shumë fonde nga Plani i Rritjes së BE-së, falë mekanizmit të rishpërndarjes së fondeve të papërthithura nga vendet e tjera të rajonit. Komisionerja Marta Kos deklaroi se Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave dhe do të përfitojë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes. Në fokus të samitit ishin përshpejtimi i reformave, forcimi i bashkëpunimit rajonal, zhvillimi ekonomik dhe integrimi gradual i Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët europian.
Burimi:
kohajone.com