SHTYHET FLAMURTARI-BESA/ Kushtet atmosferike prishin planet, FSHF do të vendosë për datën e re
Nuk do të ketë futboll këtë të premte në stadiumin e Flamurtarit. Sfida mes Flamurtarit dhe Besës, e programuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 16:00, është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Ndeshja ishte pjesë e kalendarit të javës së 12-të të Kategorisë së Parë, por moti ka detyruar organizatorët të marrin vendimin për të mos e zhvilluar takimin në orarin e parashikuar. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka njoftuar se Departamenti i Garave do të vendosë në vijim për datën dhe orën e re të kësaj përballjeje. Kështu, dy skuadrat duhet të presin një tjetër moment për të zbritur në fushë dhe për të kërkuar pikët në këtë javë të kampionatit. Për...
Burimi:
sportekspres.com