UEFA EURO U-21 2027/ Dalin në shitje biletat për Kampionatin Europian
Biletat për Kampionatin Europian U-21 2027 kanë dalë zyrtarisht në shitje. Tifozët mund të sigurojnë tashmë vendet e tyre për të ndjekur nga afër një prej kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit europian për këtë grupmoshë, që do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027. Biletat janë të disponueshme online në seksionin e dedikuar të UEFA-s, në adresën uefa.com/under21/ticketing në këtë link https://under21.fshf.org/biletat/ . Edicioni i vitit 2027 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, me 16 kombëtare pjesëmarrëse të ndara në katër grupe. Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e Grupit B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Finlandën. Në vendin tonë do të zhvillohen ndeshjet e Grupeve B dhe D, me 12 përballje në katër stadiume: “Arena Kombëtare” dhe “Arena...
Burimi:
sportiim.al