Tirana është flakë! Kryeqytetasit marrin vendin e 3 në Superiore, fitorja me Skënderbeun po harron sezonet e shkuara
Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 13-të të Abissnet Superiore, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3-2 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një përballje me pesë gola, ku i gjithë spektakli u zhvillua në pjesën e parë. Skuadra e drejtuar nga Dean Klafuriç e nisi vrullshëm takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 27-të, pas një autogoli të Lagonidis. Vetëm pak sekonda më vonë, Daci dyfishoi shifrat, duke e vendosur Tiranën në një pozicion shumë komod. Bardheblutë nuk u ndalën me kaq. Në minutën e 34-t, Xhixha realizoi golin e tretë, duke i dhënë përshtypjen se vendasit po shkonin drejt një fitoreje të lehtë. Megjithatë, Skënderbeu reagoi dhe nuk u dorëzua. Braga ngushtoi diferencën në minutën e 39-të, ndërsa Musa shënoi...
Burimi:
sportekspres.com