Tirana hap raundin e 13-të, derbi Dinamo- Partizani për të gjetur… “rrugën”

Tirana hap raundin e 13-të, derbi Dinamo- Partizani për të gjetur… “rrugën”

Në Kategori të Parë dy supersfida të kreut. Pogradeci e Flamurtari në shtëpi, Iliria e Besa sfidantë të tyre Zhvillimet sportive në vend me efektin “domino”. Pasi të enjten Egnatia zhvilloi njërën nga ndeshjet e saj më të mira në fazën e Ligës në Coference League (mundi 2-1 Linkoln) si dhe shortit të Euro U21, eventit që zhvillohet vitin që vjen në Shqipëri e Serbi, sot radha i kalon futbollit të luajtur në Superiore dhe Kategori të Parë. Pikërisht këtë të premte 3 skuadrat e kryeqytetit dhe Skënderbeu i Korçës nisin raundin e 13-të me duelet e orës 13:30 me Tirana- Skënderbeu dhe atë të orës 18:30 ndërmjet Dinamos dhe Partizanit planifikuar në “Elbasan Arena”. Më tej Vora- Teuta, Vllaznia- Laçi luajnë nesër ndërsa të...