UEFA Euro U21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë e Finlandën

UEFA Euro U21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë e Finlandën

Shqipëria U-21 ka mësuar kundërshtarët dhe kalendarin e ndeshjeve për fazën finale të Kampionatit Europian 2027, që do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik në Shqipëri dhe Serbi. Pas shortit të hedhur këtë të enjte, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi janë pozicionuar në Grupin B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Finlandën. Kombëtarja U-21 do ta nisë rrugëtimin në këtë kompeticion më 16 qershor 2027, me ndeshjen ndaj Spanjës në “Arena Kombëtare”. Takimi i dytë do të luhet më 19 qershor, sërish në stadiumin kombëtar, ndaj Italisë, ndërsa faza e grupeve do të mbyllet më 22 qershor me përballjen ndaj Finlandës në “Elbasan Arena”. Kalendari i Shqipërisë në UEFA EURO U-21 2027 Grupi B Shqipëri U21 vs Spanjë U21, 16.06.2027,...