Hije skandali mbi klubet shqiptare, dyshime për shitje ndeshjesh dhe sinjalizime nga UEFA! Ja çfarë rrezikojnë

Hije skandali mbi klubet shqiptare, dyshime për shitje ndeshjesh dhe sinjalizime nga UEFA! Ja çfarë rrezikojnë

Dy takime të skuadrës nga Maqedonia e Veriut janë përfshirë në raportimet për parregullsi. Njëra lidhet me sinjalizimet për baste të dyshimta, ndërsa tjetra është tashmë pjesë e një procesi gjyqësor Një çështje e rëndë që lidhet me dyshimet për manipulimin e ndeshjeve dhe aktivitetin e dyshimtë të basteve ka përfshirë Bashkimin 1947 në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Në fokus janë dy takime të zhvilluara gjatë vitit 2025, për të cilat Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) ka publikuar informacione që lidhen me komunikimin e saj me Departamentin e Integritetit të UEFA-s. Rasti i parë ka të bëjë me ndeshjen Bashkimi – Vardar Negotino, të luajtur më 24 mars 2025 në Ligën e Dytë. Në shkurt të vitit 2026, FFM bëri publike...