BE-ja përballet me kritika për përjashtimin e rusëve nga programi arsimor Erasmus+
Vendimi i Komisionit Evropian për t’ua mbyllur programin kryesor të arsimit, Erasmus+, njerëzve që jetojnë në Rusi, është kritikuar nga disa përfaqësues të opozitës ruse. Ata kanë shprehur frikën se ky vendim, në fakt, do t’i shërbejë agjendës së presidentit rus, Vladimir Putin, për ta izoluar edhe më tej vendin nga Evropa. Ky vendim, i cili shihet si përpjekje shtesë për të ushtruar trysni ndaj Moskës për shkak të luftës së saj në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, u publikua më 18 nëntor, në udhëzuesin e përditësuar të programit Erasmus+. Në dokument thuhet se “organizatat me seli në Rusi dhe individët që banojnë në Rusi, nuk mund të marrin pjesë në asnjë nga aktivitetet e këtij programi, në çfarëdo cilësie”. Pas këtij vendimi, kritiku i...
Burimi:
syri.net