Trump shton presionin ndaj Teheranit: Marrëveshje ose goditje të reja
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë pranë fitores ndaj Iranit, por se ende po i japin Teheranit mundësinë të zgjedhë rrugën diplomatike. Gjatë një bisede telefonike me ushtarakët amerikanë të dislokuar jashtë vendit, me rastin e Ditës së Falënderimeve, Trump tha se një marrëveshje mund të shmangë humbje të tjera jetësh, por shprehu dyshime për gatishmërinë e udhëheqjes iraniane. “Fitorja është e arritshme në Iran. Po u japim të gjitha mundësitë për të arritur një marrëveshje dhe për të shpëtuar jetë njerëzish, por nuk jam i sigurt nëse do të përfitojnë nga kjo mundësi”, deklaroi presidenti amerikan. Trump la të kuptohet se kohëzgjatja e angazhimit ushtarak amerikan do të varet nga vendimmarrja e tij, ndërsa konfirmoi se prania e forcave amerikane...
Burimi:
ntv.al