Trump i ndaloi, por Kina i siguroi! Si përfunduan serverët më të fuqishëm të Nvidia-s në Shanghai?

Trump i ndaloi, por Kina i siguroi! Si përfunduan serverët më të fuqishëm të Nvidia-s në Shanghai?

Dy kompani kineze kanë instaluar procesorë të fuqishëm Blackwell të Nvidia-s në një qendër të dhënash në Shangai, e lidhur me Alice Huang, gruan që është në qendër të një skandali që përfshin gjigantin amerikan të teknologjisë. Sipas dokumenteve të dorëzuara pranë autoriteteve kineze në muajin nëntor, në projektin Yangtze River Delta është instaluar një server GB300 NVL72, një nga pajisjet më të fuqishme të Nvidia-s. Pajisja i është ofruar si kolateral Bankës Shanghai Innovation për të marrë një kredi prej 96 milionë juanësh, ose rreth 14 milionë dollarë. Kredia është marrë nga kompania Shanghai Shuoyao. Ndërkohë, një tjetër kompani, Shanghai Kezhan, ka deklaruar se në të njëjtën qendër të dhënash disponon një server GB200, i cili gjithashtu përdor çipa të gjeneratës Blackwell. Kjo kompani...