“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”, 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet si organizatorja kryesore
Një 15-vjeçare në Agrinio të Greqisë ka denoncuar se ishte shfrytëzuar seksualisht që në moshën 11-vjeçare, duke vënë në qendër të akuzave nënën e saj, të cilën e konsideron përgjegjësen kryesore për abuzimin. Në dëshminë e saj para policisë, e mitura ka deklaruar se edhe babai ishte në dijeni të asaj që ndodhte. Sipas mediave greke, vajza ka identifikuar disa nga personat e akuzuar si burra që kryenin akte seksuale me të kundrejt pagesës. Ajo ka rrëfyer gjithashtu se gjatë kësaj periudhe ishte përballur me dhunë fizike të vazhdueshme nga prindërit. Prokuroria e Agrinios ka ngritur akuza të rënda ndaj personave të përfshirë, mes tyre trafikim dhe shfrytëzim seksual të të miturës, përdhunim në mënyrë të përsëritur, akte seksuale kundrejt pagesës, bashkëpunim në përdhunim...
Burimi:
javanews.al