Skandal në Kategorinë e Parë! Futbollisti tenton të kafshojë kundërshtarin
Një incident i pazakontë ka përfshirë ndeshjen mes Pogradecit dhe Ilirisë, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Futbollisti i Ilirisë, Santiago Selmani, u ndëshkua me karton të kuq pasi tentoi të kafshonte kundërshtarin Mateo Shanaj gjatë një dyluftimi për topin. Ngjarja ndodhi në minutën e 28-të të takimit, përpara arbitrit Dyrmishi, i cili vendosi të përjashtojë Selmanin nga loja. Ndërkohë, lojtarit të Pogradecit, Shanaj, i tregoi kartonin e verdhë. Pamjet e incidentit rikthyen në kujtesë episodin e famshëm të Botërorit 2014, kur sulmuesi uruguaian Luis Suarez kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini. Vendimi i arbitrit shkaktoi tensione në fushë dhe situata u përshkallëzua deri në diskutime për tërheqjen e Ilirisë nga ndeshja. Në fushë ndërhyri trajneri i kësaj skuadre, Dritan Smajlaj, në...
Burimi:
ntv.al