VENDIMET/ Nga akti për kompensimin e dëmeve nga dhuna në protesta, te agroturizmi dhe emergjencat, ja miratimet në mbledhjen e Qeverisë

VENDIMET/ Nga akti për kompensimin e dëmeve nga dhuna në protesta, te agroturizmi dhe emergjencat, ja miratimet në mbledhjen e Qeverisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte, më 27 nëntor 2026, një sërë aktesh normative dhe vendimesh që prekin disa fusha, nga kompensimi i dëmeve të pronës gjatë tubimeve të dhunshme, te rregullat për agroturizmin, strukturat akomoduese e siguria publike. Në mbledhje u miratua gjithashtu ngritja e sistemit të numrit të unifikuar të emergjencave 112 dhe një marrëveshje bashkëpunimi me NATO-n në mbështetje të Ukrainës. Një nga vendimet kryesore të mbledhjes së sotme të qeverisë është miratimi i aktit normativ për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve. Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, akti synon të garantojë kompensimin efektiv të dëmeve materiale, ndërsa barra financiare përfundimtare të përballohet nga personat përgjegjës për shkaktimin...