U rrëmbye dhe u hodh në liqenin e Ulzës pas torturës, SPAK dërgon në gjyq 4 autorët e vrasjes së Renis Dobrës! Zbardhet edhe skema

U rrëmbye dhe u hodh në liqenin e Ulzës pas torturës, SPAK dërgon në gjyq 4 autorët e vrasjes së Renis Dobrës! Zbardhet edhe skema

Vendimi është marrë më 27 nëntor 2026, gjatë seancës paraprake, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me gjyqtar Erjon Bani. SPAK kishte paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq më 7 tetor 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 181 të vitit 2025. GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur që dosja të kalojë për gjykim, ndërsa çështja do t’i nënshtrohet procedurës së shortit për përcaktimin e trupit gjykues. Katër të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Si...