Jorida Tabaku denoncon skandalin: Në mesnatë votuan heqjen e taksave për hotelet VIP!
Jorida Tabaku, deputete e PD, ka bërë një denoncim të fortë sepse me hile u fut në projektligjet e buxhetit përjashtimi nga taksat për hotelet me 4 dhe 5 yje. Ja se çfarë thotë Tabaku: “I rritën dividendin biznesit nga 8% në 15% dhe këtë e shitën si barazi, se janë një qeverisje socialiste. Vendosën pragun e TVSH 5 mln lekë për biznesin e vogël pasi ua premtuan se do jenë me TVSH 0% deri në 2029. Në darkë, bëjnë amendamente që t’u falin investitorëve strategjikë, d.m.th. biznesit të oborrit të tyre dhe njerëzve të tyre, taksa 0 deri në 2029. Kjo është qeveria e pakicës. Ua merr shumicës për t’ia dhënë pakicës: taksat, tenderat, prokurimet publike dhe bukën e familjeve shqiptare”.
Burimi:
kohajone.com